Please enter at least 3 characters.

Hazard shpallet asistuesi më i mirë në Ligën Premier

2019/05/Hazardddd.jpg
279:"LEICESTER, ENGLAND - MAY 12: Eden Hazard of Chelsea poses for a photo with the Playmaker winner trophy after the Premier League match between Leicester City and Chelsea FC at The King Power Stadium on May 12, 2019 in Leicester, United Kingdom. (Photo by Clive Mason/Getty Images)
12:"Getty Images

Eden Hazard e ka rrëmbyer çmimin e asistuesit më të mirë për sezonin 2018/19 në këtë sezon të Ligës Premier.

Ylli belg kishte një sezon mbresëlënës te skuadra londineze, duke bërë në total 15 asistime, më së shumti në top pesë ligat evropiane, derisa të dielën (12 maj) mori në duar çmimin e madh.

Hazard me Chelsean në këtë sezon përfunduan në vendin e tretë me 72 pikë, për ta siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Eden Hazard shpallet asistuesi më i mirë në Premier League(Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

Belgu në këtë sezon qëndroi mirë edhe me gola, pasi në total shënoi 16 gola, por që me shumë gjasë ky do të jetë sezoni i tij në Ligën Premier.

Hazard ka bërë me dije se ai tashmë ia ka treguar Cheleat të ardhmen e tij, ndërsa në verë pritet që të zbulohet e gjitha, ndërsa mundësitë janë të mëdha që të kalojë te Real Madridi. /Telegrafi/