Please enter at least 3 characters.

Hazard: Pas finales, do të ndodhë ajo që duhet të ndodhë

2019/05/Hazardi-10-e1558705530781.jpg
250:"LEICESTER, ENGLAND - MAY 12: Eden Hazard of Chelsea acknowledges the fans after the Premier League match between Leicester City and Chelsea FC at The King Power Stadium on May 12, 2019 in Leicester, United Kingdom. (Photo by Clive Mason/Getty Images)
12:"Getty Images

Ylli i Chelseat, Eden Hazard ka lënë të kuptohet se do të bashkohet me Real Madrid këtë verë, duke thënë se "ajo që duhet të ndodhë, do të ndodhë".

28-vjeçari ka qenë i lidhur ngushtë me një lëvizje te kampionët evropianë me raportet se ai aktualisht është duke kërkuar shtëpi në kryeqytetin spanjoll.

Gazeta Marca ka raportuar për një marrëveshje të kryer midis të gjitha palëve me lojtarin që do të nënshkruaj një marrëveshje gjashtë-vjeçare në Los Blancos.

Këtë e ka thënë tërthorazi edhe Hazard, i cili ka thënë se po e pret përfundimin e finales së Ligës së Evropës ndaj Arsenalit.

"Nuk mendoj për ndonjërën nga këto tani", ka thënë fillimisht Hazard për RMC Sport.

"Unë vetëm mendoj për fitimin e ndeshjes, atëherë ajo që duhet të ndodhë do të ndodhë", përfundoi ylli belg.

Ndryshe, belgu ka treguar edhe para disa ditësh se e ka marrë tashmë vendimin dhe do ta pres përfundimin e sezonit për ta zbuluar atë. /Telegrafi/