Please enter at least 3 characters.

Hazard lojtari më i mirë i vitit në Ligën e Evropës

2019/08/GettyImages-1152496629-696x475.jpg

Eden Hazard është shpallur lojtari më i mirë i vitit në Ligën e Evropës.

Belgu ka qenë fantastik edicionin e kaluar me Chelsean, duke arritur në fund ta fitojnë trofeun.

Në tetë takime të luajtura, Hazard realizoi dy gola dhe bëri dy asistime të tjera.

Pikërisht golat e shënuar nga Hazard erdhën në finalen e madhe ndaj Arsenalit, ku Chelsea triumfoi me rezultat 4-1. /Telegrafi/