Haxhiu: Kurti dhe Vitia anashkaluan Institutin e Shëndetit Publik
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu tha se kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia kanë anashkaluar Institutin e Shëndetit Publik gjatë vizitës që i bënë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Haxhiu në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se anashkalimi i IKSHPK-së dhe ekspertëve që punojnë aty si duket ka për qëllim ta minimizojë punën e Institutit e sukseset t'ia atribuojë ministrit.
Lexoni të plotë postimin e Haxhiut:
“Më në fund kryeministri në detyrë, Albin Kurti, paska vizituar QKUK-në dhe Klinikën Infektive, bashkë me ministrin në detyrë Arben Vitia.Kjo vizitë ndodhi pas dy muajve që kur është̈ shpallë pandemia COVID-19.Por ironia e kësaj vizite është̈ se ata anashkaluan IKSHPK-në, duke injoruar punën e ekspertëve tanë̈ shëndetësor.Pse ndodhi kjo?Pse kryeministri dhe ministri nuk e vizituan edhe Institutin e Shëndetit Publik?Instituti është̈ hiq më larg se 100 metra nga Klinika Infektive.Anashkalimi i IKSHPK-së dhe ekspertëve që punojnë̈ aty si duket ka për qëllim ta minimizojë punën e Institutit e sukseset t'ia atribuojë ministrit.Jo, tashmë të gjithë̈ e dinë̈ se menaxhimi me pandeminë̈ është̈ sukses i profesionistëve shëndetësor që punuan me aq përkushtim.Pikërisht falë investimeve në sistemin shëndetësor që në dy vitet e fundit i ka bërë̈ PDK me Uran Ismajlin po ua mundësojnë̈ mjekëve tanë përballimin me të lehtë me situatën e krijuar.IKSHPK meriton mbështetje edhe morale, të cilën nuk ua ofrojë kryeministri”. /Telegrafi/


