Haxhiu flet për largimet e ish-deputetëve që iu bashkuan Osmanit: Qytetarët do t’i vlerësojnë veprimet
Kryetarja në detyrë e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka folur për largimin e disa prej ish-deputetëve të GUXO-s që ishin pjesë e listës së Vetëvendosjes në zgjedhjet e kaluara e që tashmë i janë bashkuar listës së Vjosa Osmanit dhe LDK-së.
E pyetur nëse kjo do t’i dëmtoj, Haxhiu tha se këtë do ta vlerësojnë qytetarët.
“Tani jemi në një proces zgjedhor prandaj janë qytetarët ata që do ti vlerësojnë veprimet e partive politike ose të individëve brenda partive. Njësoj ka ndodhur edhe në dhjetorin e vitit 2025, njësoj do të ndodh edhe më 7 qershor”, tha Haxhiu.
Tutje ajo ripërsëriti që vendi s’ka pasur nevojë të shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme.
“E kam theksuar në vazhdimësi që vendi s’ka pas nevojë të shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme, por të bëhemi bashkë dhe të zgjedhim presidentin por për shkak të mungesës së vullnetit politik të partive opozitare kjo nuk ka qenë e mundur”, theksoi Haxhiu.
Këto komente Haxhiu i bëri pas dështimit të mbajtjes së mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit pasi përveç saj dhe nënkryetares Emilja Rexhepi, anëtarët e tjerë nuk morën pjesë.
Haxhiu, tha se në këtë mbledhje ishte paraparë trajtimi i raportit të shpenzimeve të kuvendit për vitin 2025. /Telegrafi/


