Please enter at least 3 characters.

Haxhi Shala transferohet në Hagë

2023/12/haxhi-shala1-scaled-1-e1702374331990.jpg

Ish-deputeti dhe ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Haxhi Shala, është transferuar në Gjykatën Speciale në Hagë.

Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin, avokati i tij, Xhevdet Smakiqi.

“Para një ore është nisur me aeroplan për në Hagë”, ka thënë shkurt Smakiqi, duke shtuar se ka folur edhe me familjarët e Shalës.

Shala, i njohur si Komandant “Topi”, u ndalua dhe u dërgua në zyrat e EULEX-it të hënën.

Po ashtu, EULEX-i ishte edhe në shtëpinë e Shalës, por sipas kreut të OVL UÇK-së në Malishevë, nga aty nuk është marrë asgjë.

"E kanë kontrolluar shtëpinë, por nuk kanë marrë asgjë", ka thënë për Telegrafin, kryetari i OVL UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu.

Ndërkohë Zyra e Prokurorit të Specializuar, me seli në Hagë, nuk ka dashur të komentojë këtë rast, por ka konfirmuar se janë duke u zhvilluar operacione në Kosovë.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar është duke zhvilluar operacione të vazhdueshme në Kosovë dhe nuk ka komente të mëtejme”, kanë thënë nga kjo zyrë. /Telegrafi/