Please enter at least 3 characters.

Harvey Weinstein do t'i paguajë 25 milionë dollarë femrat që e akuzojnë për keqtrajtim

2019/12/HrveyWeinstein-2.jpg
337:"NEW YORK, NY - DECEMBER 11: Movie producer Harvey Weinstein departs from criminal court after a bail hearing on December 11, 2019 in New York City. Weinstein was in court for a ruling on whether he will remain free on bail or if his bail will be raised to $5 million before his trial starts January 6. (Photo by Jeenah Moon/Getty Images)
12:"Getty Images

Harvey Weinstein dhe udhëheqësia e studios së tij të falimentuar kanë arritur marrëveshje në vlerë prej 25 milionë dollarësh me dhjetëra femra, të cilat e kanë akuzuar producentin hollivudian për keqtrajtim seksual.

Marrëveshja do t'u japë fund të gjitha padive të aktoreve dhe ish-punëtoreve të filmbërësit të popullarizuar, të cilat e kanë akuzuar që nga shqetësimi seksual e deri te përdhunimi.

Pagesën do ta bëjë sigurimi i ish-kompanisë filmike Weinstein Co, ndërsa 67-vjeçari nuk është i detyruar ta pranojë fajin e as të paguajë asgjë.

(Foto: David Dee Delgado/Getty Images/Guliver)

Producentin e kanë akuzuar më shumë se 70 femra për keqtrajtim seksual, ndërsa ai i kishte hedhur poshtë akuzat duke thënë se gjithçka është bërë me pajtim të dyanshëm.

Sidoqoftë, padia për përdhunim të dy femrave (njërën në vitin 2006 dhe tjetrën në vitin 2013) mund ta dënojë Weinsteinin me burg të përjetshëm nëse shpallet fajtor në të gjitha pikat e akuzës. Gjyqi është caktuar për datën 6 janar 2020. /Telegrafi/