Please enter at least 3 characters.

“Harry Kane ka vendosur të bashkohet me Bayern Munich” – pretendon drejtuesi i bavarezëve Uli Hoeness

2023/07/32249871-uli-hoeness-zeigt-sich-sehr-zuversichtlich-in-sachen-transfer-von-harry-kane-Uy3vJJVFdfe.jpg

Sipas Uli Hoeness, Harry Kane i ka thënë Bayern Munichut se dëshiron t'i bashkohet me ta këtë verë.

Dy oferta të Bayern Munich janë refuzuara për kapitenin e Tottenhamit në javët e fundit.

Presidenti i Tottenham, Daniel Levy është i vendosur të mbajë sulmuesin, i cili ka një vit të mbetur në marrëveshjen e tij aktuale dhe shpreson se ai do të nënshkruajë një kontratë të re me klubin.

Por sipas Hoeness, i cili tani shërben si president nderi i Bayernit dhe pjesë e bordit mbikëqyrës të klubit, Kane ka sinjalizuar synimin e tij për t'u bashkuar me kampionët gjermanë.

“Harry Kane ka sinjalizuar qartë në të gjitha bisedat se vendimi i tij është marrë”.

“Ai dëshiron të luajë në garat evropiane dhe për fat të mirë për ne Tottenhami nuk do të luajë vitin e ardhshëm. Ai tani ka një mundësi tjetër për të ardhur në një klub prej më të mirëve në Evropë”.

“Ajo që na pëlqen të gjithëve: Këshilltarët e tij janë gjithashtu shumë të kënaqur me këtë rast. Deri më tani, babai dhe vëllai i tij i kanë qëndruar gjithmonë asaj që kanë premtuar. Nëse qëndron kështu, atëherë është në rregull'”, ka thënë Hoeness./Telegrafi/