Please enter at least 3 characters.

Harry Kane intervenoi dhe u sigurua që Tuchel ta ftonte këtë lojtar në Botëror për Anglinë

Përzgjedhësi i Anglisë, Thomas Tuchel, ka zbuluar ndikimin e kapitenit Harry Kane në një nga përfshirjet surprizë në skuadrën e tij për Kupën e Botës 2026.

Tekniku i “Tre Luanëve” shpalli të premten listën me 26 lojtarë për Botërorin, pas një sërë mungesash që kishin rrjedhur në media, ndërsa përzgjedhja e ish-sulmuesit të Brentfordit, Ivan Toney, ishte një nga vendimet më befasuese.

Kane dhe sulmuesi i Aston Villas, Ollie Watkins, do të shoqërohen në repartin ofensiv edhe nga lojtari i Al-Ahlit, i cili herën e fundit ishte ftuar në kombëtare në miqësoren e vitit të kaluar, ku Anglia u mposht nga Senegali në “City Ground”.

Toney, 30 vjeç, nuk ishte përzgjedhur në asnjë grumbullim që nga angazhimi i tij i fundit me Anglinë, pasi thuhet se nuk i kishte përmbushur pritshmëritë e Tuchel në stërvitje gjatë një grumbullimi në Spanjë.

Sipas trajnerit, profili dhe aftësitë e Toneyt i ofrojnë Anglisë diçka që nuk e kanë ndryshe, dhe në këtë vendim ka pasur ndikim edhe kapiteni i kombëtares.

Toney, ish-sulmues i Newcastle, iu bashkua klubit saudit Al-Ahli nga Brentfordi në vitin 2024, pas një përfundimi të trazuar të periudhës së tij në Londrën Perëndimore. Ai ka zhvilluar shtatë ndeshje me Anglinë që nga debutimi në vitin 2023, duke shënuar një gol.

“Emri i tij doli vazhdimisht. Sepse ai ka prezencë. Harry (Kane) pëlqen të luajë me të, sepse mendon se ai ia heq vëmendjen nga vetja”, u shpreh Tuchel.

Tuchel konfirmoi se nuk e sheh Toneyn si titullar te Anglia, me kapitenin Kane që mbetet zgjedhja e qartë në një sistem të preferuar me një sulmues të vetëm, por zbuloi se ka marrë raport shumë të mirë për Toneyn nga Matthias Jaissle, bashkatdhetari i tij gjerman që është trajneri i sulmuesit te Al-Ahli./Telegrafi/