Please enter at least 3 characters.

Hardinaj: Kosova e përkushtuar për partneritet politik dhe strategjik me Kroacinë

2018/05/28.5.2018-ZKM-1.jpg
15:"PETRIT RRAHMANI

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në takimin me Grupin e Miqësisë së Mirë Kosovë– Kroaci, të kryesuar nga Andrija Mikuliq tha se Kroacia është partner politik dhe strategjik i Kosovës dhe gjithashtu është një shembull i mirë për t’u ndjekur në fushën e integrimeve euroatlantike.

Haradinaj në këtë takim foli për bashkëpunimin politik, fuqizimi bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë dhe ndërtimin e raporteve të mira fqinjësore.

“Mbështetja e shtetit kroat është shumë e rëndësishme për fazën në të cilën gjendet Kosova, në rrugën e integrimeve, liberalizimit të vizave, njohjet e reja, si dhe anëtarësimi në Interpol dhe UNESCO. Me popullin dhe shtetin kroat na lidhin shumë gjëra të përbashkëta nga e kaluara, por edhe për të ardhmen”, tha kryeministri Haradinaj.

Nga ana tjetër, Andrija Mikuliq, kryesues i ‘Grupi i Miqësisë së Mirë Kosovë – Kroaci’, falënderoi popullin e Kosovës për mbrojtje dhe ndërtimin e shtetit kroat në kohën kur Kroacisë i duhej ndihma e të tjerëve dhe shprehu qëndrimin e palëkundur karshi Kosovës, për rrugën e saj euroatlantike.

Haradinaj nga delegacioni kroat mori mbështetje edhe për përkrahjen e Kosovës në agjendën evropiane nga euro-parlamentarët kroatë.

Në këtë takim u diskutua edhe për mundësinë e organizimit të një forumi ekonomik të përbashkët Kosovë-Kroaci.

Në këtë takim të pranishëm ishin ambasadori i Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli dhe ambasadorja kroate në Kosovë, Marija Kapitanoviq. /Telegrafi/