Please enter at least 3 characters.

Haradinaj: Ushtria nuk është dhe s’do të duhej të ishte kazan i votave të Kurtit

2023/12/Ramush-Haradinaj-interviste-foto-Ridvan-Slivova-16.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj theksoi se premtimi i kryeministrit Albin Kurti se do të ketë ushtri të detyrueshme doli të jetë vetëm mashtrim ordiner.

Haradinaj në një postim në Facebook shkruan se është lajm i mirë që Kurti takon krerët e sigurisë, por sipas tij, ushtari i Kosovës vazhdon të ketë pagë 400 euro e pajisje joadekuate.

Postimi i plotë i Haradinajt: Gjithmonë është lajm i mirë kur Kryeministri i vendit takon krerët e sigurisë, por kur pas katër vitesh Qeverisje premtimet parazgjedhore mbesim mashtrime paszgjedhore është e natyrshme që edhe ky takim është veç fillimi i mashtrimit të radhës. Ushtari i Kosovës vazhdon të ketë pagë € 400, të ketë pajisje personale tepër joadekuate kurse rritjen e premtuar të pagës plotë ushtarë të FSK e arrijnë përmes përmbaruesve. Premtimi i Kurtit se Kosova do të ketë ushtri të detyrueshme doli të jetë vetëm mashtrim ordiner. ‘Fondi i Sigurisë’ më as që përmendet nga ai. Ushtria duhet të trajtohet nga shteti me dinjitet e respekt e jo me mashtrim. Ushtria nuk është dhe s’do të duhej kurrë të ishte kazan i votave të Albin Kurtit. /Telegrafi/