Please enter at least 3 characters.

Haradinaj: Ushtria jonë do të jetë e organizuar si KFOR-i

2018/11/ramushi-fsk.jpg

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se FSK-së nuk po i shtohen kompetencat, por po i jepet mandat i plotë. Ai mandat, sipas tij, është për mbrojtur gjithë Kosovën dhe nëse dikush nga ta nuk e bënë këtë gjë, shkel ligjin dhe Kushtetutën.

Haradinaj thotë se kur projektligjet për FSK-në të sillen në Kuvend për lexim të dytë, do të kalojnë si i ka hije. Nuk flet se kur do të ndodh kjo.

Tregon se Ushtria do të jetë e organizuar në jug-qendër-veri. Këtë të fundit e shpjegon se si do të ndodh.

Pavarësisht nacionalitetit që kanë pjesëtarët e FSK-së, Haradinaj thotë se do të duhet të mbrojnë Kosovën, në të kundërtën shkojnë në burg.

“Ju siguroj është dallim i madh. Kompetenca është kur ia rrit një element. Ne po i japim mandat. Një fjalë, veç mandat.Veç një fjalë është me mbrojt Kosovën. A e kuptoni dallimin? Është dallim, kompetencë për shembull mund të thuash ti... FSK përpara ka pas zjarrfikësit, ajo kjo jo... Edhe një sen po ja shton. Nuk është ashtu”, shpjegon Haradinaj për Kosovapress.

Ai thotë se Ushtria e Kosovës do të jetë e organizuar me tri njësi.

Deklaron se nuk duhet diskutuar më nëse do ta kemi ushtrinë, siç e thotë ai, atë tashmë e kemi.

“FSK-ja ka edhe gardë ndërkombëtare, 20 për qind aktivë, tre për qind do të rrinë rezervë. E ka ushtrinë tokësore. Tri njësi, pra tri forca, t’i quaj ashtu. E kam përmend edhe një në veriu edhe u mendua që po du me qu ushtrinë në veri, nuk është ashtu. Po qysh është KFOR-i i organizuar, jug-qendër-veri, edhe ushtria jonë është e organizuar në tri rajone të përgjegjësisë, por jo që duhet ne me shku me sulmu veriun me ushtri, edhe po keqkuptohem në disa gjana. Por, si KFOR-i të njëjtën strukturë që ka sot, edhe e jona do të ketë, se ne kemi partneritet me KFOR-in edhe e përkrahim KFOR-in. Qysh e përkrahim në Pejë, në Gjakovë, qashtu do ta përkrahim në çdo pjesë të Kosovës. Edhe bazu në këtë pra ushtrinë e kemi, edhe nuk bëhet fjalë më a do ta kemi”, thotë Haradinaj për KosovaPress.

Pavarësisht nacionalitetit që kanë pjesëtarët e FSK-së, Haradinaj thotë se do të duhet të mbrojnë Kosovën, në të kundërtën shkojnë në burg.

“I çmojmë shumë janë shumë të mirë, djem e vajza janë të gjitha komuniteteve. Mirëpo, tash ja kemi dhënë mandatin e forcës, me mbrojt vendin, pra me bo mos mi mbrojt ata, duhet me shku në burg atëherë se më Kushtetutë edhe ligj e kanë me mbrojt Kosovën, deri tash se kanë pas”, thotë ai .

I pyetur nëse projektligjet do të kalojnë për lexim të dytë deri më 28 nëntor, thotë se nuk duhet lidhur me data.

“Mund të ndodh në frymën e 28 nëntorit, por mund të jetë para 28. Mund të jetë prapa 28-tit, mund të jetë në frymën e një date të çmuar. Por nuk guxojmë me lidh me ndonjë datë. Janë procese të qindra vjetëve që hera e parë në historinë tonë kemi ushtrinë kushtetuese tonën, edhe ta aprovume të dakordume prej aleatëve kryesorë të vendin tonë”, deklaron ai./Telegrafi/