Please enter at least 3 characters.

Haradinaj uron Ukrainën: E kuptojmë më së miri luftën e popullit ukrainas

2023/01/Ramush-Haradinaj-Konference-AAK-foto-Ridvan-Slivova-1-e1693946183401.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar Ukrainën me rastin e Ditës së Pavarësisë së saj.

Haradinaj ka thënë se Kosova dhe populli i saj e kuptojnë më së miri luftën e popullit të Ukrainës.

"Kosova dhe populli i saj e kupton më mirë se kushdo tjetër luftën e popullit të Ukrainës për liri e për mbrojtje të shtetit, prandaj jemi rreshtuar përkrah botës demokratike në mbrojtje të vlerave universale të lirisë, që sot me aq vendosmëri po i mbron populli ukrainas", është shprehur Haradinaj.

Urimi i plotë:Ukrainë, gëzuar Dita e Pavarësisë!Kosova dhe populli i saj e kupton më mirë se kushdo tjetër luftën e popullit të Ukrainës për liri e për mbrojtje të shtetit, prandaj jemi rreshtuar përkrah botës demokratike në mbrojtje të vlerave universale të lirisë, që sot me aq vendosmëri po i mbron populli ukrainas.Kur rrugët e lirisë dhe fatet janë të ngajshme, edhe urimet janë të përzemërta!Ukrainë, urime Dita e Pavarësisë e me fitore të reja drejt lirisë së plotë! /Telegrafi/