")
Please enter at least 3 characters.

Haradinaj ua uron myslimanëve muajin e Ramazanit

2017/05/haradinaj-3.jpg

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka uruar myslimanët me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Ai ka uruar që ndër tjerash, ky muaj të kalojë në paqe, mirëkuptim e solidaritet midis të gjithë qytetarëve të vendit tonë.

Postimi i tij:Me rastin e fillimit të Muajit të Ramazanit, muajit të sakrificës dhe përkushtimit ndaj Zotit, jua përcjellë urimet më të përzemërta të gjithë besimtarëve, me dëshirën që ky muaj në shtëpitë dhe familjet e juaja të sjellë sa më shumë të mira shpirtërore, begati dhe mirëqenie.Uroj që ky muaj të kalojë në paqe, mirëkuptim e solidaritet midis të gjithë qytetarëve të vendit tonë.Ju dëshiroj agjërim të lehtë!