Please enter at least 3 characters.

Haradinaj: Mbyllja e çerdheve, vendim i nxituar

2020/02/Seanca-per-rezoluten-e-gjenocidit-serb-ndaj-shqiptareve-Daut-Haradinaj-foto-Ridvan-Slivova-50.jpg
14:"Ridvan Slivova

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj foli dje në seancën e Kuvendit të Kosovës lidhur me pandeminë.

Haradinaj theksoi veç tjerash se nuk pajtohet me vendimin për mbylljen e çerdheve.

“Nuk pajtohem me mbylljen e çerdheve. Mendoj se është e gabueshme. Gjithsesi institucionet e dinë, por mendoj që ka qenë një vendim i nxituar, i pa analizuar mirë, por këta e dinë më mirë”, tha Haradinaj, thuhet në njoftimin për media.

Ai theksoi se nuk është mirë shumë me përhap panik, po është mirë me i marrë masat.

"Unë e inkurajoj ministrin, qeverinë që me i kry detyrat e veta edhe me e tejkalu këtë fatkeqësi që e kemi”, shtoi në fund ai. /Telegrafi/