Please enter at least 3 characters.

Haradinaj: Masakra e Reçakut, dëshmi e gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë

2023/01/323443039_703665741474406_2835092899194587422_n.jpg

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar viktimat e masakrës së Reçakut në përvjetorin e kësaj ngjarje makabre qe tronditi botën.

Përmes një reagimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se kjo masakër mbetet dëshmi e gjenocisit serb në Kosovë.

"Kjo masakër mbetet një dëshmi e pakundërshtueshme e gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë, që nuk duhet harruar dhe as mohuar", ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë:Përulemi e nderojmë të rënët për liri në të gjithë vendin e veçanërisht viktimat e Masakrës së Reçakut, civilët e masakruar në zemër të Evropës, masakër kjo që shokoi dhe vuri në lëvizje gjithë botën demokratike që me forcë ta ndalte shfarosjen e një populli të tërë.Kjo masakër mbetet një dëshmi e pakundërshtueshme e gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë, që nuk duhet harruar dhe as mohuar.Mirënjohës përjetë Ambasadorit amerikan William Walker që e përkufizoi këtë masakër si krim kundër njerëzimit.Lavdi të rënëve për lirinë e Atdheut! /Telegrafi/