Please enter at least 3 characters.

Haradinaj kujton dëshmorët e Batalionit Gardist “Shkëlzen Haradinaj”

2021/05/189426055_2702663109858086_7353928095968329517_n-e1621858565341.jpg

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka bërë homazhe pranë varrezave në 22-vjetorin e rënies së dëshmorëve të batalionit Gardist “Shkëlzen Haradinaj”.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se të rënët ishin djemtë e zgjedhur të kombit shqiptar.

“Ata ishin djemtë e zgjedhur të këtij kombi. Ata u bënë mburojë e vëllezërve të tyre prej arme, të plagosur në beteja. Ata ishin Batalioni Gardist "Shkëlzen Haradinaj". Sot dhe përgjithmonë kujtojmë dhe nderojmë luftën heroike dhe sakrificën, flijimin dhe vetëmohimin e tyre”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/