Please enter at least 3 characters.

Haradinaj: Kosova të ngre Monumentin e Pavarësisë

2023/01/Ramush-Haradinaj-Konference-AAK-foto-Ridvan-Slivova-1-e1693946183401.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kërkuar që në këtë 15-vjetor të pavarësisë të nisin procedurat për ndërtimit të Monumentit të Pavarësisë, që do të ngrihej në kryeqytet.

Sipas Haradinajt, me ngritjen e këtij monumenti edhe dita e pavarësisë do të shndërrohej në një ditë monumentale.

Postimi i plotë:Kosova ta ngre Monumentin e PavarësisëNë tokën e Kosovës, ka shumë lapidarë e shtatore, ka shumë varre e përmendore dhe vende që sot janë bërë të shenjta për luftën dhe lirinë dhe kjo është pjesë e historisë sonë të lavdishme që nuk shlyhet kurrë.Por në përpjekjet shekullore të shqiptarëve që të jenë të lirë e zot në tokën e tyre, ka një datë dhe ka një ditë që është më e madhja në historinë e Kosovës.Ajo është Dita e Pavarësisë!Në këtë përvjetor të 15-të të Pavarësisë, propozoj që menjëherë të nisin procedurat e ndërtimit të Monumentit të Pavarësisë, që do të ngrihej në sheshin qendror të Kryeqytetit.Kjo ditë e madhe të shndërrohet në monumentale!Rroftë Kosova dhe populli i saj heroik. /Telegrafi/