Please enter at least 3 characters.

Haradinaj: Fehmi Agani i dha qartësi vizionit tonë për shtet sovran

2016/01/ccedil-far-euml-ka-th-euml-n-euml-akademiku-fehmi-agani-p-euml-r-sintagm-euml-n-ldquo-shqip-euml-ri-e-madhe_hd.jpg

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në 20 vjetorin e vrasjes së Fehmi Aganit, ka thënë se ai me mendim të guximshëm dhe veprimtari atdhetare i dha qartësi vizionit tonë për shtet sovran.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, tha se Agani me dijen e thellë dhe urtësinë që e shquante, u shndërrua në promotor të unitetit dhe bashkërendimit të përpjekjeve për liri.

Postimi i Haradinajt:“Fehmi Agani, me mendim të guximshëm dhe veprimtari atdhetare i dha qartësi vizionit tonë për shtet sovran. Në 20-vjetorin e vrasjes, kujtojmë njeriun, i cili me dijen e thellë dhe urtësinë që e shquante, u shndërrua në promotor të unitetit dhe bashkërendimit të përpjekjeve për liri. Lavdi jetës dhe veprës së veprimtarit dhe akademikut Fehmi Agani”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/