Please enter at least 3 characters.

Haradinaj: Arsimi cilësor, i avancuar dhe modern, garancë e zhvillimit afatgjatë

2017/06/ramushi-3.jpg

Kandidati për Kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për arsimin duke thënë se duhet shumë punë për ta reformuar sistemin e arsimit, në mënyrë që arsimi të shndërrohet në themelin e zhvillimit të vendit, në çdo fushë.

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Haradinaj u zotua se do ta depolitizojnë sistemin e arsimit, do të investojnë në infrastrukturë dhe do t’ua kthejnë dinjitetin mësimdhënësve të vendit.

“Arsimi cilësor, i avancuar dhe modern, garancë e zhvillimit afatgjatëGjilani dhe Anamorava si krejt Kosova janë bërë bashkë për rrugëtimin tone drejt fuqizimit të shtetit të Kosovës.Na duhet shumë punë për ta reformu sistemin e arsimit, për ta shndërru arsimin në themelin e zhvillimit të vendit, në çdo fushë – në ekonomi posaçërisht.Kemi humbur shumë shanse, por reforma e thellë në arsim do të ndryshojë gjendjen e tashme.Me një arsim cilësor, të avancuar, modern në përputhje me nevojat e vendit do të krijojmë kuadro të përgatitura dhe të profesionalizuara për tregun e punës dhe në përputhje me nevojat adekuate, do ta ngrisim shpirtin e ndërmarrësisë dhe do t’i aftësojmë të rinjtë tanë që të jenë të gatshëm për t’u përballur me sfidat e kohës dhe konkurrencën në Kosovë dhe jashtë saj.Ne do ta depolitizojmë sistemin e arsimit, do të investojmë në infrastrukturë dhe do t’ia kthejmë dinjitetin mësimdhënësve tanë.Me 11 qershor, bashkohu edhe ti!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.