Hapi i parë pas kolonoskopisë: Pse mjekët thonë “jo” ushqimit të menjëhershëm
Gastroenterologia shpjegon pse trupi nuk është gati për vakt të rëndë dhe cili është hapi i parë që shumica e njerëzve e anashkalon pas kolonoskopisë
Edhe pse kolonoskopija nuk është në listën e aktiviteteve të preferuara për askënd, pas ndërhyrjes dhe një agjërimi të gjatë, shumë njerëz e shpërblejnë veten me një vakt “të mirëfilltë”.
Megjithatë, një mjeke paralajmëron se kjo ndoshta nuk është ideja më e mençur, shkruan Unilad.
Gastroenterologia dr. Leybelis Padilla, në një video në TikTok, shpjegoi se çfarë mund të ndodhë gjatë procedurës, ndërkohë që pacienti ndodhet nën anestezi të lehtë.
Kolonoskopija, kujtojmë, është një nga ekzaminimet kyçe për zbulimin e hershëm të kancerit të zorrës së trashë, ndërsa mjekëve u mundëson edhe heqjen e polipeve, si dhe marrjen e mostrave për biopsi.
Para se të hynte në detaje, ajo i paralajmëroi ndjekësit me fjalët: “Tani do t’jua prish planet për mëngjesin ose drekën pas kolonoskopisë”, transmeton Telegrafi.
Si duket përgatitja?
Që ekzaminimi të jetë i mundur, pacientët duhet të kalojnë një përgatitje serioze: të paktën 24 orë agjërim, gjatë të cilave lejohet vetëm konsumimi i lëngjeve të pastra, si dhe marrja e detyrueshme e laksativëve për të pastruar plotësisht zorrët.
Qëllimi i gjithë kësaj është që mjeku, me anë të një kamere, një sondë e hollë dhe e gjatë që futet përmes rektumit, të mund të shohë qartë gjendjen e zorrëve dhe të dallojë me kohë polipet, plagët, çarjet apo shenja të mundshme të kancerit.
“Nuk është gjithmonë aq e pastër sa mendoni”
Megjithatë, dr. Padilla thotë se as përgatitja strikte nuk garanton që gjithçka do të jetë perfekte. “Më vjen keq që ju sjell lajme jo të mira, por është shumë e mundur që gjatë kolonoskopisë të ndoteni me jashtëqitje”, tha ajo.
Ajo theksoi se kjo mund të ndodhë edhe nëse pacienti i përmbahet plotësisht udhëzimeve, përfshirë edhe dietën me pak fibra në ditët para procedurës. Thjesht, shpjegon ajo, pastrimi ndonjëherë nuk është aq i thellë sa mendojnë njerëzit.
@leybelismd I am about to ruin your post colonoscopy brunch plans If you had a colonoscopy You should shower before you eat Yes even if you feel fine Yes even if the nurses cleaned you up Yes even if you are starving That clean out is not as clean as you think Between anesthesia Body positioning And what actually happens during the procedure Your body deserves a reset before pancakes So the real post colonoscopy order is Wake up Go home Shower Then eat Fight me in the comments if you disagree #colonoscopy#healthtok#gastroenterologist#preventivecare#physicianledcare♬ original sound - leybelismd
Këshilla: Fillimisht dushi, pastaj ushqimi
Për të gjitha arsyet e përmendura, mjekja këshillon që pas ndërhyrjes të mos shkohet menjëherë në restorant.
“Kur të ktheheni në shtëpi, fillimisht bëni dush. Mos shkoni menjëherë të hani”, porositi ajo.
Në komente, ajo sqaroi më tej se infermierët bëjnë një punë të shkëlqyer, por jo gjithmonë është e mundur të hiqet çdo gjë. Mund të mbeten njolla që nuk vërehen menjëherë, prandaj dushi është zgjidhja më e mirë nëse dëshironi të jeni të sigurt.
Përveç higjienës, ajo përmendi edhe një arsye tjetër për kujdes - trupit, pas anestezisë dhe vetë procedurës, i nevojitet pak pushim para se të kalojë në një vakt “të rëndë”.
E pakëndshme, por e rëndësishme
Sado që kjo mund të tingëllojë e pakëndshme, mjekja thekson se nuk dëshiron t’i dekurajojë njerëzit. Përkundrazi, kolonoskopia mund të zbulojë në kohë ndryshime serioze, shpesh edhe para se të shfaqen çfarëdo simptomash. /Telegrafi/


