Please enter at least 3 characters.

Hapet për qarkullim pika kufitare në Bërnjak

2023/03/Pika-kufitare-ne-Bernjak.jpg

Pas disa ditësh që qëndroi i mbyllur, sot hapet për qarkullim pikë kalimi kufitar në Bërnjak. 

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori për veriun e Mitrovicës, Veton Elshani.

Sipas tij, në këtë pikë kalim hapja për qarkullim është bërë sot rreth orës 08:00 të mëngjesit.

Ndërkaq, pikë kalimi kufitar në Jarinje ende është duke qëndruar i mbyllur për qarkullim.

Ndryshe, mbyllja e kësaj pike ishte si pasojë e zhvillimeve të fundit në veri, ku Policia e Kosovës u sulmua me arsenal armësh zjarri, ku një polic u vra, një tjetër u plagos dhe një ka mbetur i lënduar. /Telegrafi/