Please enter at least 3 characters.

Hapen pikat kufitare- zyrtarët serbë ilegalisht në Kosovë

2016/01/f.0801012947731_m.jpg

Ndërkohë,njoftohet se Borislav Stefanovic dhe Goran Bogdanovic nuk janë lejuar  të hyjnë në Kosovë, sepse u ndaluan nga forcat e KFOR-it. Mediat serbe raportojnë se ata provuan të hynin nëpërmjet pikës kufitare në Jarinë në orën e mbrëmjes, e cila është hapur vetëm pak orë pas hapjes së pikës kufitare në Bërnjak, por vetëm për kalimin e udhëtarëve.

Stefanovic dhe Bogdanovic kanë deklaruar për mediat serbe se KFOR-i u ka thënë atyre se nuk mund t’i lëshojnë brenda territorit të Kosovës zyrtarët serbë, të cilët më herët nuk kanë kërkuar leje për vizitën e tyre.

Nga ana tjetër, bëhet e ditur se shefi i ekipit negociator serb dhe i ashtuquajturi ministër për Kosovën në qeverinë serbe, megjithatë kanë arritur të futen në veri të Kosovës. Stefanovic dhe Bogdanovic kanë gjetur rrugë sekondare për të depërtuar në veri të Kosovës. /Telegrafi/