Please enter at least 3 characters.

Hanvon HPad A112

2016/01/f.0222092924545_210.jpg

Hanvon ka paralajmëruar lexuesin e vet të radhës të librave elektronike - HPad A112. Pajisja karakterizohet me ekranin 7-inçësh të ndjeshëm në prekje si dhe sistemin operativ Android 2.2.

Dimensionet e shtëpizës së përpunuar nga kombinimi i magnezit dhe aluminit janë 192 x 136 x 10.8 milimetra, rezolucioni i ekranit 800 x 600 piksela, është integruar procesori 700-megahercësh ARM11, 2 GB memorie dhe qasja për kartelat e memories microSD.

Nga mënyrat të lidhjes pa tela është Wi-Fi, Bluetooth e 3G, derisa janë përfshirë edhe USB e HDMI, të cilat së bashku me kamerën prej tre megapikselash zbulojnë dhe karakterin multimedial të pajisjes.

Pajisja do të del në treg në pjesën e dytë të vitit. Çmimi i paralajmëruar për tregun evropian është 400 euro. /Telegrafi/