Please enter at least 3 characters.

Hamza takohet me ambasadorin finlandez në Kosovë, diskutojnë për rritjen e bashkëpunimit

2024/09/459408836_918640336964157_7569285902455946181_n.jpg

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, sot ka pritur në takim ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen.

Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet politike në vend, rritjen e bashkëpunimit ndërshtetëror, sigurinë, paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, shkruan Telegrafi.

Sipas njoftimit të lëshuar nga Komuna, kryetari Hamza ka thënë se shteti finlandez është një mik i Kosovës dhe një përkrahës i madh i integrimit tonë euroatlantik.

“Kosova, të gjitha sfidat e deritashme, duke u bërë partnere konstruktive, i ka përballuar dhe i ka tejkaluar me përkrahjen e aleatëve”, ka thënë tutje kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza. /Telegrafi/