Please enter at least 3 characters.

Hamilton fiton në Meksikë dhe është shumë pranë titullit të gjashtë

2019/10/LewisHamiltonmeksiko-2-e1572211934782.jpg
267:"MEXICO CITY, MEXICO - OCTOBER 27: Race winner Lewis Hamilton of Great Britain and Mercedes GP celebrates on the podium during the F1 Grand Prix of Mexico at Autodromo Hermanos Rodriguez on October 27, 2019 in Mexico City, Mexico. (Photo by Mark Thompson/Getty Images)
12:"Getty Images

Lewis Hamilton e ka fituar garën për Çmimin e Madh të Meksikës me një vozitje të kontrolluar në garën me Ferrarin dhe në këtë mënyrë i është afruar shumë titullit të botës.

Britaniku do ta festojë titullin e gjashtë në garën për Çmimin e Madh të SHBA-ve të dielën e ardhshme, me kusht që të mos humbë më shumë se 22 pikë kundrejt kolegut të tij të Mercedesit, Valtteri Bottas.

Gara e kësaj jave ishte e gjitha ndërmjet katër pilotëve - dy të Mercedesit dhe dy të Ferrarit, ndërsa i pari përfundoi Hamilton.

https://twitter.com/ItsWanga/status/1188561737928368128

I dyti ishte Sebastian Vettel (Ferrari), i treti Valtteri Bottas (Mercedes) dhe i katërti Charles Leclerc (Ferrari).

(Foto: Dan Istitene/Getty Images/Guliver)

Në renditjen e përgjithshme për pilotë, prin Hamilton (me 338 pikë), i ndjekur nga shoku i tij i skuadrës, Bottas (274 pikë), ndërsa në vend të tretë është Leclerc (me 223 pikë). /Telegrafi/

Renditja e pilotëve dhe konstruktorëve (Foto: Formula 1)