Please enter at least 3 characters.

Hamasi ka publikuar pamje të izraelitit që po mbahet rob që nga viti 2015

2022/06/1656437588-profimedia-0703518945.jpg
624:"June 28, 2022, Gaza city, Gaza Strip, Palestinian Territory: Picture taken from video released by Al-Qassam Brigades on June 28, 2022 shows, the Israeli detained by the Al-Qassam Brigades, the military wing of Hamas, Hisham al-Sayed, appears lie on a bed with a respirator attached. Hamas’s military wing on Monday night that “the health of one of its Israeli prisoners has deteriorated,” after years in which repeated attempts to reach a prisoner exchange deal between the two sides have hit a dead end,Image: 703518945, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no, Credit line: Profimedia
10:"Profimedia

Anëtarët e brigadës së Hamasit, Al-Qassam publikuan sot një video ku shihet arabo izraeliti, Hisham al-Sayed, i cili mbahet rob nga kjo organizatë militante që nga viti 2015.

Sipas asaj që shihet në video, Al-Sayed është filmuar i shtrirë në një shtrat me maskë oksigjeni, nga e cila mund të supozohet se gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar.

Me rastin e publikimit të videos, kabineti i kryeministrit të Izraelit bëri të ditur se Hamasi ka kryer një akt të urryer duke publikuar këtë video.

“Shpërndarja e një videoje të një personi të sëmurë është një veprim i neveritshëm dhe i dëshpëruar. Hisham al-Saeed nuk është një ushtar, por një qytetar izraelit i sëmurë mendor, i cili ka kaluar disa herë kufirin dhe është nisur për në Rripin e Gazës. Hamasi po shtyn çdo shans për një marrëveshje dhe veprimet e tyre dëshmojnë se kjo është një organizatë kriminale terroriste”, njoftoi Zyra e Kryeministrit.

Pas publikimit të videos, ka folur edhe ministri i Jashtëm i Izraelit, Jair Lapid, i cili ka thënë se Hamasi me këtë akt shkel të drejtat e njeriut të Al-Sayed.

"Izraeli e konsideron Hamasin drejtpërdrejt përgjegjës për gjendjen e rëndë të qytetarëve të tij. Mbajtja e këtij njeriu në robëri për vite është një akt i kthimit të paimagjinueshëm. Veprimet e Hamasit janë provë se është një organizatë e neveritshme terroriste", tha Lapid.

Përveç Al-Sayed, Hamasi konsiderohet se mban në robëri një shtetas tjetër izraelit. Sipas informacioneve të Jerusalem Post bëhet fjalë për një banor me origjinë etiopiane, i cili mbahet në robëri që prej shtatorit të vitit 2014. /Telegrafi/