Please enter at least 3 characters.

Halle Berry shfaq fizikun e formësuar përmes ushtrimeve në palestër

2021/03/36849898-9053843-According_to_its_website_Respin_began_in_2018_as_a_natural_evolu-a-1_1608020282938-e1614583928425.jpg

Ajo është sinonim për fjalët si ‘fizik i formësuar’, pasi edhe gëzon aftësi të shumta.

Dhe Halle Berry tashmë ta treguar dhe po e dëshmon vazhdimisht se mosha është vetëm një numër, shkruan Daily Mail.

54-vjeçarja në një postim në rrjetin social Instagram është parë duke u stërvitur, ndërsa ka vënë në pah fuqitë e saj.

Përpos kësaj, Berry ka theksuar edhe tiparet e formësuara trupore, për të cilat komentohet në masë të madhe.

Veshja e saj sportive ishte kryesisht në të zezë, kurse një pjesë të ekspozuar e pati në anën e shpinës.

Sikurse edhe herëve të tjera, aktorja u pa pa asnjë lloj makijazhi, kurse flokët i mbante të kapura për të mos e penguar.

Ndërkohë, bukuroshja brune së fundmi po mban të azhurnuar fansat edhe me pamje të tjera, sikurse ato me të dashurin e saj. /Telegrafi/