Please enter at least 3 characters.

Haliti: Nuk e di që është prishur koalicioni me LDK-në në Pejë, mospajtimet janë normale

2016/05/Xhavit-haliti-foto-ridvan-slivova.jpg
14:"Ridvan Slivova

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në Pejë, Xhavit Haliti, nuk e sheh si shumë tragjike mospajtimet që kanë ndodhur sot në Kuvendin Komunal në Pejë, dhe kundërshtimet në mes partnerëve të koalicionit në këtë komunë, LDK-së dhe PDK.

Ai ka thënë për Telegrafin se mospajtimet janë krejt normale në politikë, dhe janë gjëra që ndodhin.

“Unë nuk e di saktë se ku kanë qenë mospajtimet, e aq më pak se është prishë koalicioni. Kanë zhvillu debat, pastaj do të ulen t’i shqyrtojnë ato mospajtime”, ka thënë Haliti./Telegrafi/