Haki Halimi sjell baladën e re "E kam dasht" (Video)
16/02/2017
Këngëtari i ri Haki Halimi ka publikuar së fundmi baladën e tij më të re me titull "E kam dasht".
Kënga është punuar nga Shkumbin Azizi dhe Buca Aftermath, gjersa është shoqëruar edhe me një klip mjaft interesant.
Xhirimet e klipit janë realizuar në Ferizaj nga produksioni Three Creative.
"E kam dasht" duket të jetë një pikënisje e mirë për artistin e ri të muzikës, i cili dita-ditës po sjell edhe më shumë krijime muzikore. /Telegrafi/


