Please enter at least 3 characters.

Hajvalia-Drita, hap javën e 23-të

2016/01/hajvalia-drita-hap-jav-euml-n-e-23-t-euml_hd.jpg

Kjo ndeshje do të zhvillohet të premten, në orën 14:00. Hajvalia vjen në këtë sfidë pas fitores tejet të rëndësishme kundër Prishtinës, derisa Drita pas humbjes nga lideri Feronikeli do të kërkojë të këndellet.

Ndërkohë, të shtunën do të luhet vetëm një ndeshje dhe ajo është derbi mes rivalëve nga Drenica.

Në stadiumin ‘Përparim Thaqi’ në Prizren, lideri i elitës së futbollit kosovar, Ferronikeli do të jetë nikoqire e Drenicës.

Të dielën do të jenë katër ndeshje. Besa do të luaj përsëri ndaj rivalit nga rrafshi i Dukagjinit, Istogun të cilën e mposhti javën e kaluar 2-1, ndërsa Prishtina do ta mirëpres Vëllaznimin.

Interesant pritet të jetë edhe në Mitrovicë, ku në stadiumin ‘Riza Lushta’, Trepça ’89 do të mirëpres Ferizajn.
Ndeshja e fundit për këtë javë do të jetë ajo mes Kosovës së Vushtrrisë dhe Trepçës. /Telegrafi/


Raiffeisen Superliga Java 23: Ora 14.00

E premte 17.04.2015

Obiliq: Hajvalia – Drita…………………………………..SSK
E shtunë :18.04.2015
Prizren: Feronikeli – Drenica……………………………SSK

E diel : 19.04.2015
Besa – Istogu…………………………………….SSK
Trepça ’89 – Ferizaj
Kosova (V) – Trepça
Prishtina – Vëllaznimi