Please enter at least 3 characters.

Hajvalia do të marrë masa ndaj trajnerit e lojtarëve

2016/01/hajvalia-do-t-euml-marr-euml-masa-ndaj-trajnerit-e-lojtar-euml-ve_hd.jpg

Eliminimi nuk është mirëpritur nga drejtori i klubit kryeqytetas, Xhavit Pacolli, i cili ka thënë se pas analizës së kryesisë, do të marrë masa ndaj trajnerit dhe futbollistëve.

“Ky është futbolli, mund të fitosh, por edhe të humbësh. Natyrisht, eliminimi nga një skuadër e Ligës së Parë është i dhimbshëm dhe ne do t’i analizojmë rrethanat si ka ndodhur kjo. Pas analizës, sigurisht që do të marrim masa ndaj trajnerit dhe futbollistëve”, deklaroi Pacolli për SportPlus.

Veçmas, kritikat më të mëdha ai ua adreson futbollistëve. Përndryshe, Pacolli konfirmon besimin e plotë për trajnerin, Synaj Keçi, ndonëse është folur se rezultatet në ndeshjet e fundit kampionale mund t’i kushtojnë ‘timonierit’ aktual të Hajvalisë dhe si emër i mundshëm i ri për bankinën kryeqytetase është përmendur Afrim Tovërlani. /Telegrafi/