Hajdutët i kërkuan çelësat e makinës, celularin dhe orën - Gabriel u ofroi vetëm grushte
Anëtari i Arsenalit, Gabriel Magalhaes u konfrontua me një bandë hajdutësh që u përpoqën të vidhnin Mercedesin nga garazhi i tij.
Braziliani u ndoq deri në shtëpinë një natë nga dy grabitës, njëri prej të cilëve mbante një shkop bejsbolli.
Dy banditë pritën derisa Gabrieli doli nga automjeti i tij dhe më pas kërkuan që ai të jepte çelësat e makinës, celularin dhe orën.
Gabrieli fillimisht u detyrua të pajtohej me kërkesat, por më pas u kundërpërgjigj.
Kur një hajdut u përpoq ta sulmonte, qendërmbrojtësi u përgjigj duke e goditur në fytyrë dhe duke i kapur kapelën.
Hajduti arriti të largohej nga kundërpërgjigja e Gabrielit përpara se të dilte nga garazhi dhe të largohej nga shtëpia së bashku me dy bashkëpunëtorët e tjerë.
Ngjarja ka ndodhur në muajin gusht, gjersa pamjet e kamerave CCTV kapën momentin.
Një 26-vjeçar, Abderaham Muse, do të qëndrojë në burg për pesë vite, e që muajin e kaluar pasi policia e kapi atë përmes ADN-së nga kapela e tij që i ra. /Telegrafi/


