Hahn sot në takim te kryetari Ivanov
10/02/2017
Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot do ta mirëpret komisarin Johannes Hahn, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Hahn vizitën e tij në Maqedoni e filloi dje. Fillimisht u takua me Emill Dimitriev, ku më pas mori pjesë në takimin e ministrave të energjetikës nga Ballkani Perëndimor dhe në Takimin ministror të vendeve nga Ballkani Perëndimor. Poashtu mbrëmë zhvilloi takime të ndara me kryetarët e partive politike të përfaqësuara në Parlament. /Telegrafi/


