Please enter at least 3 characters.

Hahn mirëpret vendimin e Parlamentit Evropian për vizat

2018/07/Johannes-Hahn-17-Maj-foto-Ridvan-Slivova-11-780x439-1.jpg

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn ka mirëpritur vendimin e Parlamentit Evropian për aprovimin e rekomandimit për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Hahn në një postim në Twitter thekson se tashmë Parlamenti Evropian ka dhënë dritën e gjelbër për të nisur negociatat me Këshillin e Evropës për liberalizimin e vizave.

“Drita e gjelbër e Parlamentit Evropian për të nisur negociatat me Këshillin e Evropës për liberalizimin e  vizave për Kosovën, e mirëpritur”, ka shkruar ai në Twitter.