Hahn: E përgëzova Mickoskin për mos bllokimin e marrëveshjes së Prespës në Kuvend
07/11/2018
Komisioneri për Zgjerim të BE-së, Johannes Hahn në rrjetin social "Twitter" shkruan se ka pasur bisedë me rëndësie të veçantë me kryetarin e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoskin.
"Isha shumë i qartë se ratifikimi i marrëveshjes së Prespës duhet të finalizohet shpejtë dhe pa asnjë pengesë. E përgëzova angazhimin e tij që të mos e pengojë procesin në Kuvend. Integrimeve të BE-së i nevojitet opozitë konstruktive", shkruan Hahn./Telegrafi/


