Hahn deri tek Zaev dhe Tsipras: Hapët rrugë për një epokë të re
02/04/2019
Eurokomisari për Zgjerim të BE-së, Johannes Hahn nëpërmes rrjetit social "Twitter" përgëzoi kryeministrat Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras për suksesin e arritur.
"I përgëzoj liderët e Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut sepse hapën rrugën për një epokë të re të marrëdhënieve miqësore dhe produktive në interes të qytetarëve të tyre dhe gjithë rajonit", shkruan Hahn në "Twitter".


