Please enter at least 3 characters.

Hadergjonaj: Kemi mundur të bëjmë më shumë, Suedia e fortë

2021/10/244627639_591297472069565_8735022035007569993_n.jpg
22:"imago images/Bildbyran

Mbrojtësi Florent Hadergjonaj ka folur pas humbjes nga Suedia duke thënë se ekipi i Kosovës ka mundur të bënte më shumë.

Kosova u mposht nga Suedia me rezultat të thellë 3-0 në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Grupit B për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Golat në këtë fitore të Suedisë u shënuan nga Emil Forsberg (29’), Aleksander Isak (62’) dhe Robin Quaison (79’).

Pas humbjes ka folur mbrojtësi anësor, Hadergjonaj, i cili ka thënë se Suedia ishte shumë e fortë, por Kosova mund të bënte më shumë.

“Pas ndeshjes është më e lehtë për të analizuar, përse nuk e bëmë këtë apo përse nuk e bëmë atë. Por, ne të gjithë si ekip e dimë që kemi mundur më shumë”, ka thënë fillimisht Hadergjonaj pas ndeshjes.

“Në pjesën e dytë patëm raste në 15-20 minutat e parë, i patëm disa raste të mira, rrezikuam, e gjetëm edhe golin por ishte pozitë jashtë lojë”.

“Suedia është e fortë me gjithë atë kualitet, goli i dytë e tregon më mirë".

“Sot ishte speciale mbështetja e tifozëve në stadium. I falënderoj të gjithë ata që ishin në stadium dhe nga shtëpia. Kërkoj falje që nuk arritëm me i gëzu popullin tonë”, përfundoi mbrojtësi deçanas. /Telegrafi/

Sondazh: Vlerëso paraqitjen e lojtarëve të Kosovës nga humbja 0-3 ndaj Suedisë

Voto tre lojtarë - vlerësimi të fillojë nga më i miri, e pastaj më radhë. Votat kalkulohen në kohë reale në mënyrë automatike

Aro Muric

Florent Hadergjonaj

Fidan Aliti

Amir Rrahmani

Mergim Vojvoda

Milot Rashica

Elbasan Rashani

Florian Loshaj

Vedat Muriqi

Ibrahim Dresheviq

Zymer Bytyqi

Astrit Selmani

David Domgjoni

Betim Fazliji

Florent Muslija