Please enter at least 3 characters.

Gwyneth Paltrow dhe vajza e saj Apple pozojnë me bikini, shumë komentojnë për ngjashmërinë e tyre

Gwyneth Paltrow (53) ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa fotografi nga vera, por vëmendjen më të madhe e kanë marrë imazhet ku shfaqet së bashku me vajzën e saj, Apple Martin (22).

Nënë e bijë shihen duke shijuar ditët me diell, ndërsa shumë ndjekës kanë vënë re ngjashmërinë e madhe fizike mes Apple dhe aktores së njohur.

“Vera deri tani po shkon mirë”, ka shkruar Paltrow në mbishkrimin e fotografive.

Në njërën prej tyre, Gwyneth shfaqet pa grim, e veshur me një kostum të zi njëpjesësh dhe syze dielli. Pranë saj pozon Apple, e cila ka zgjedhur një bikini me vija të kuqe dhe të bardha.

22-vjeçarja është pjesë e kastit të komedisë romantike “Paris Paramount”, megjithëse detajet rreth rolit të saj ende nuk janë bërë të ditura.

Muajin e kaluar, Apple u fotografua gjatë xhirimeve në Los Angeles së bashku me aktorin Owen Wilson, i cili 25 vjet më parë luajti përkrah nënës së saj në filmin “The Royal Tenenbaums”.

Me hyrjen e Apple në aktrim, ajo bëhet gjenerata e tretë e aktoreve në familje. Përveç Gwyneth Paltrow, edhe gjyshja e saj, Blythe Danner, ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në aktrim.

Apple ishte planifikuar të shfaqej që në fëmijëri në filmin “The Intern” të regjisores Nancy Meyers, të vitit 2015, por kjo nuk u realizua.

Vitet e fundit, ajo kishte nisur të krijonte emër edhe në botën e modës, duke bashkëpunuar me marka si Gap dhe Chloé, ndërsa është angazhuar edhe në muzikë. Në fillim të këtij viti, Apple konfirmoi se dëshiron të fokusohet te aktrimi dhe tashmë ka pasur edhe një rol të vogël në serialin e HBO-së, “Rooster”.

Apple ka përfunduar studimet për drejtësi, histori dhe shoqëri në Universitetin Vanderbilt. Në një intervistë për Vogue në shkurt, ajo pranoi se vetëm kohët e fundit kishte vendosur të ndiqte rrugën e nënës së saj.

Ajo tregoi se kishte kaluar një periudhë rebelimi, gjatë së cilës nuk dëshironte të ndiqte gjurmët e prindërve të famshëm, por me kalimin e kohës ndryshoi mendim.

“Nuk dua të jem këngëtare. I dua muzikalet, por të dal vetëm në skenë dhe të këndoj është jashtëzakonisht frikësuese”, ishte shprehur ajo.

Gwyneth Paltrow dhe frontmeni i grupit Coldplay, Chris Martin, u martuan në vitin 2003. Pas 11 vitesh martesë, ata njoftuan ndarjen, ndërsa divorci u finalizua zyrtarisht në vitin 2016.

Pavarësisht ndarjes, dyshja kanë ruajtur marrëdhënie të mira dhe vazhdojnë të kujdesen së bashku për dy fëmijët e tyre, Apple dhe djalin Moses (20).

Paltrow u martua në vitin 2018 me producentin televiziv Brad Falchuk, i cili nga martesa e mëparshme me Suzanne Bukinik ka dy fëmijë, Isabella dhe Brody.

Ndërkohë, Chris Martin ishte për afro tetë vjet në një lidhje me aktoren Dakota Johnson. Dyshja kishin qenë edhe të fejuar, por pas disa ndarjeve dhe ribashkimeve, raportohet se i kanë dhënë fund përfundimisht lidhjes në qershor të vitit 2025. Një burim i afërt me çiftin kishte deklaruar atëherë për People: “Duket se këtë herë ka marrë fund përfundimisht”. /Telegrafi/