Please enter at least 3 characters.

Gutierrez për miratimin e Ligjit për KPM-në: Ditë e zezë për lirinë e mediave në Kosovë

2024/07/640-0-1716458147xricardo-gutierrez-757-e1720705812418.jpg

Miratimi i Ligjit për KPM-në nga Kuvendi i Kosovës, ka nxitur reagimin edhe të Ricardo Gutierrez, sekretar i përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve (EFJ).

Gutierrez e ka quajtur ditë të zezë për lirinë e mediave, miratimin e këtij Ligji, i cili mes tjerash parasheh licencimin e mediave online, monitorimin e tyre dhe gjoba deri në 40 mijë euro.

Ai këto komente i bëri një reagim në “X”.

“Kosovë: Parlamenti sapo miratoi ligjin për media (Ligji për Komisionin e Pavarur të Mediave) pavarësisht këshillave nga KiE, BE, OSBE dhe Federata Evropiane e Gazetarëve për të mos bërë kështu. Sot është një ditë e zezë për Lirinë e Medias dhe Demokracinë në Kosovë. Partitë politike opozitare bojkotuan seancën”, ka shkruar Gutierrez.

Ligji u miratua në lexim të dytë me 59 vota për, asnjë kundër dhe dy abstenime. /Telegrafi/