Please enter at least 3 characters.

Gullit: Shpresoj që Hazardi të mbetet te Chelsea, por askush nuk mund t'i rezistoj Real Madridit

2019/05/Eden-Hazardi-10.jpg
249:"LONDON, ENGLAND - MAY 09: Eden Hazard of Chelsea reacts during the UEFA Europa League Semi Final Second Leg match between Chelsea and Eintracht Frankfurt at Stamford Bridge on May 09, 2019 in London, England. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Ruud Gullit dëshiron që Eden Hazard të mbetet te Chelsea në sezonin e ardhshëm, por beson se ylli belg mund të largohet nëse Real Madridi e kërkon në verë.

Ylli belg ka qenë shumë i lidhur me Mbretërit dhe për këtë situatë së fundmi ka folur edhe legjenda dhe ish-lojtar i Bluve, Gullit.

"Unë mendoj se së pari, ata duhet të jenë të vetëdijshëm për atë që duan të bëjnë vitin e ardhshëm me trajnerin", ka thënë fillimisht Gullit  për Bein Sports.

"Shpresoj se ai do të qëndrojë, shpresoj se ai ka një shans ta bëjë vet ekipin. Ka shumë lojtarë në Ligën Premier si Paul Pogba, Ander Herrera, Christian Eriksen, Harry Kane, të cilët të gjithë mendojnë se do të largohen.

Hazard pritet të kalojë në verë te Mbretërit (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

"Askush nuk mund t'i rezistojë Real Madridit, është klubi më i madh në botë, kështu që është e vështirë për ta nëse Real Madridi e kërkon".

"Së pari duhet ta shohim nëse Real Madridi e do me të vërtetë. Ata kanë plane të mëdha, por le të presim dhe ta shohim", përfundoi belgu. /Telegrafi/