Please enter at least 3 characters.

Gullit: Milani ka shpenzuar keq viteve të fundit, tani kam besim me Maldinin dhe Bobanin

2019/06/Gullit.jpg
194:"MILAN, ITALY - APRIL 15: Ruud Gullit before the serie A match between AC Milan and SSC Napoli at Stadio Giuseppe Meazza on April 15, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)
12:"Getty Images

Ruud Gullit shpreson se Milani më në fund është në rrugën e duhur tani me rikthimin në poste drejtuese të legjendave, Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban.

Legjenda holandeze ende i ka në zemër Rossonerët pasi ka fituar shumë trofe gjatë vitet 1980 dhe në fillim të viteve 90.

I pyetur në ditët e fundit, Gullit ka thënë se tani ka besim se Milani është në rrugën e duhur me emërimin e Maldinit dhe Bobanit.

"Milan luftoi dhe nuk mundi të kualifikohej për Ligën e Kampionëve, por shpresoj se ata mund të bëjnë më mirë vitin e ardhshëm dhe se Paolo mund të bëjë një punë të mirë si drejtor", ka thënë fillimisht Gullit për Sky Sport Italia.

"Duhen para për të krijuar një skuadër të shkëlqyer, sepse kështu blihen lojtarët".

"Problemi është se gjatë viteve të fundit drejtorët e mëparshëm kanë pasur para, por nuk janë shpenzuar mirë".

"Ata blenë lojtarë që Milanit nuk i duheshin", përfundoi legjenda holandeze. /Telegrafi/