Please enter at least 3 characters.

Guardiola për ndeshjen kthyese ndaj Real Madridit: Man City do të luajë aty ku thotë UEFA

2020/06/Guardiola-Zidane.jpg
318:"MADRID, SPAIN - FEBRUARY 26: Pep Guardiola, Manager of Manchester City shakes hands with Zinedine Zidane, Manager of Real Madrid prior to the UEFA Champions League round of 16 first leg match between Real Madrid and Manchester City at Bernabeu on February 26, 2020 in Madrid, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është i përgatitur të shohë  zhvendosjen në një vend tjetër të ndeshjes kthyese ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

City kishte arritur të befasojë Mbretërit në ndeshjen e parë në Santiago Bernabeu duke i mposhtu me rezultat 2-1.

Ndeshja kthyese pritej me interesim të madh, por pandemia e coronavirusit ka bërë që ndeshjet dhe futbolli të jetë i pezulluar për më shumë se tre muaj.

Tashmë janë rikthyer kampionatet evropiane të futbollit, ndërsa pas përfundimit të tyre pritet të rikthehen edhe ethet e Ligës së Kampionëve.

Man City mori fitore të madhe në Bernabeu (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

UEFA konfirmoi se ndeshjet do të zhvillohet në 7 ose 8 gusht, por Cityt  mund t’i duhet të luajë ndeshjen kthyese diku tjetër dhe jo në Etihad.

“Ne do të përshtatemi me ato që thotë UEFA. Është një situatë e jashtëzakonshme tani në të gjithë botën, jo vetëm në futboll”, ka thënë fillimisht Guardiola.

“Nëse UEFA thotë se ne do të luajmë diku tjetër për situatën e shëndetit dhe sigurisë, atëherë do të ndjekim udhëzimet e tyre”.

“Ne do të dëshironim të luanim në Stadiumin Etihad, por nëse UEFA vendos të transferohet në një vend tjetër për të luajtur për sigurinë dhe shëndetin e të gjithë neve dhe lojtarëve të Madridit dhe stafit, ne do të përshtatemi me ato që thotë UEFA”, përfundoi trajneri i Cityt. /Telegrafi/