Please enter at least 3 characters.

Guardiola: Nuk kam ardhur te City për ta fituar Ligën e Kampionëve

2019/04/PepGuiardioladuar.jpg
263:"LONDON, ENGLAND - APRIL 14: Josep Guardiola, Manager of Manchester City celebrates victory after the Premier League match between Crystal Palace and Manchester City at Selhurst Park on April 14, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Marc Atkins/Getty Images)
12:"Getty Images

Pep Guardiola mendon se Manchester City ka nevojë për mbështetjen e tifozëve të vet për t'u kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Citizens pësuan me rezultat 1-0 si mysafir i Tottenham Hotspur, ndërsa ndeshjen kthyese çerekfinale e zhvillojnë në Etihad Stadium.

Pep Guardiola (Foto: Marc Atkins/Getty Images/Guliver)

Edhe pse është hera e tetë që merr pjesë radhazi në garën më të madhe evropiane, City ka arritur vetëm një herë në gjysmëfinale (ne vitin 2016 kur u eliminua nga Real Madridi).

"E di se njerëzit thonë se kam ardhur këtu që ta fitoj Ligën e Kampionëve. Nuk kam ardhur këtu për ta fituar Ligën e Kampionëve, sinqerisht".

"Kam ardhur për të luajtur me skuadrën time në mënyrë si po luajmë në 20 muajt e fundit. të luajmë ashtu si duam", ka deklaruar Guardiola, citon AS. /Telegrafi/