Please enter at least 3 characters.

Guardiola: Në janar mund të blejmë ndonjë lojtarë

2018/11/Guardiola11.jpg
288:"MANCHESTER, ENGLAND - JANUARY 31: Josep Guardiola, Manager of Manchester City gives his team instructions during the Premier League match between Manchester City and West Bromwich Albion at Etihad Stadium on January 31, 2018 in Manchester, England. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola pranon se do të punojë në tregun e transferime në afatin kalimtar të janarit për të sjell ndonjë përforcim.

Pas shpenzimeve të konsiderueshme në vitin 2016 dhe 2017, Riyad Mahrez ishte e vetmja shtesë e madhe në Etihad këtë verë.

Por, trajneri spanjoll ka sugjeruar që klubi i tij mund të shikojë për të sjellë një lojtar në vitin e ardhshëm.

"Çdo menaxher ka ide të mira, por pa lojtarë të mirë, është e pamundur të arrihen sukses", ka thënë fillimisht Guardiola.

"Transferimet kanë ndodhur sepse kemi të holla, kjo është e vërteta".

"Ne kemi nevojë që të garojmë në një nivel shumë të lartë, por ekipet e tjera shpenzojnë shumë këtu dhe në Evropë, përveç Tottenhamit".

"Këtë sezon kemi shpenzuar më pak dhe vitin e ardhshëm ndoshta ne do të blejmë një lojtar".

"Ju mund ta bëni këtë një herë në katër ose pesë vjet", përfundoi trajneri spanjoll. /Telegrafi/