Please enter at least 3 characters.

Guangzhou Evergrande plot ambicie, synon transferimin e Malcomit  

2018/12/Malcom-Barcelona-e1544168422997.jpg
289:"BARCELONA, SPAIN - DECEMBER 05: Malcom of FC Barcelona celebrates after scoring his team's third goal during the Copa del Rey fourth round second leg match between FC Barcelona and Cultural Leonesa at Camp Nou on December 05, 2018 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
12:"Getty Images

Klubi i njohur kinez, Guangzhou Evergrande po bëjnë një lëvizje ambicioze për sulmuesin anësor të Barcelonës, Malcom.

Malcom u transferua në verë te Barcelona për një shifër prej 40 milionë eurosh, duke fituar betejën me Romën dhe Interin.

Por, talenti brazilian thuhet se është i zhgënjyer nga mungesa e futbollit të rregullt që e ka parë këtë sezon, që kur ka ardhur në verë nga Bordeaux.

Kjo ka bërë që Malcom të mendojë edhe një herë të ardhmen e tij, ku nuk mungojnë skuadrat e interesuara.

Klubi i njohur kinez, Guangzhou Evergrande thuhet se po bëjnë një lëvizje ambicioze për sulmuesin anësor të Barcelonës.

Sipas mediumit DirectTV Sport, kampi i Malcom është afruar me shpenzuesit e mëdhenj kinezë dhe është tunduar nga propozimi i tyre.

Në Guangzhou Evergranden e trajnerit Fabio Cannavaro,  Malcom do të gjente Paulinhon, i cili u largua nga Barça këtë verë për t'u kthyer në Kinë.

Malcom është aktualisht jashtë fushave për 10-15 ditë pasi u lëndua në fitoren e Copa del Rey ndaj skuadrës Cultural Leonesa. /Telegrafi/