GT dhe Toni me këngë për situatën aktuale (Video)
17/02/2016
Reperi i ri Edison Tërnava, i njohur si GT, ka lansuar bashkëpunimin me hip-hop artistin Toni.
Kënga e re e GT titullohet “Andra Shqiptare” dhe dedikohet për situatën aktuale në vend.
“Ju jeni kanceri i këtij vendi” është mesazhi që e përçon reperi drejt politikanëve.
Për videoklipin është përkujdesur “OnMedia”, ndërsa për instrumentalin Egzon Surkishi. Incizimi dhe miksimi janë bërë në studion “Nushi Music”.


