Please enter at least 3 characters.

Grupi rus anti-Putin i përfshirë në vënien e zjarrit në luftanijen ruse

2024/07/lcimg-b9b2b829-b9b1-43df-b188-5e99b22830d1.jpeg

Agjencia e spiunazhit ushtarak të Ukrainës thotë se një operacion i përbashkët me një grup rus pro-Kiev çoi në djegien e një luftanijeje ruse në Detin Baltik në fillim të këtij viti.

Një zjarr shpërtheu në anijen raketore Serpukhov, e cila ishte e vendosur në rajonin e Kaliningradit, më 7 prill.

Agjencia e spiunazhit ushtarak GUR mori përgjegjësinë menjëherë pas aksionit, raporton skynews.

Në një përditësim të sotëm, kreu i agjencisë, Andriy Yusov tha se operacioni u krye së bashku me Legjionin e Lirisë së Rusisë - një grup rusësh që kundërshtojnë luftën e Vladimir Putinit në Ukrainë.

"Si rezultat i sabotazhit, [ne] arritëm të shkatërrojmë anijen nga brenda dhe të shkatërrojmë plotësisht komunikimin dhe mjetet e saj të automatizimit", tha legjioni në llogarinë e Telegramit.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/