Grupi Marigona dhe Zana Abazi Ramadani publikojnë këngën “Nuk Është”
17/07/2026
Grupi Marigona është rikthyer në skenën muzikore me projektin e ri “Nuk Është”, duke shënuar rikthimin pas rreth gjashtë vitesh nga publikimi i fundit muzikor.
Kënga vjen si një bashkëpunim mes Zana Abazi Ramadanit dhe Vullnet Sefajës, ndërsa është pritur me interes nga publiku që e ka ndjekur grupin ndër vite.
Prej kohësh, Zana Abazi Ramadani i është përkushtuar karrierës së saj si soprano, duke qenë aktive në skenën e muzikës klasike.
Me këtë projekt, ajo rikthehet edhe në muzikën moderne përmes emrit Marigona.
“Nuk Është” është publikuar në platformat muzikore dhe shënon një kapitull të ri për grupin, i cili rikthehet në skenë pas një pauze të gjatë. /Telegrafi/


