Please enter at least 3 characters.

''Gruevski ka zhgënjyer Milloshovskin dhe Gjorçevin me vendimin që Mickovski të jetë pasardhës i tij!'' (Video)

2017/01/Milenko-me-Gruevskin.jpg

Gazetari kontrovers, Milenko Nedellkovski ka folur për ngjarjet në Komitetin Ekzekutues të OBRM-PDUKM-së në të cilën, sipas tij, ka pasur mosmarrveshje rreth udhëheqësisë së re të partisë, duke thënë se Gruevski e ka bërë publike se Hristijan Mickovski do të udhëheq me partinë.

Kjo ka qenë e papritur për Antonio Milloshovskin dhe Vllatko Gjorçevin i cili e ka lëshuar sallën.

''Milloshovski kë thënë se partia ka qenë gjithçka për të dhe se në të kaluarën ka sakrifikuar edhe jetën e familjen për partinë'', është shprehur Nedellkovski. /Telegrafi/